Foto nga vendngjarja

Kronikë

Vlorë/ Përplasen dy makina në Transballkanike, vetëm dëme materiale. Aksidenti shkakton trafik në qarkullim

3 Tetor, 14:32| Përditesimi: 3 Tetor, 14:34

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Transballkanik të Vlorës. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, Fiat dhe Dacia, të dyja të drejtuara nga gra.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në mjetin tip Dacia udhëtonin dy turiste të huaja, të cilat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në njërin prej akseve kryesore të qytetit, ndërsa policia rrugore ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e qarkullimit dhe për dokumentimin e rastit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?