Makina e 29-vjeçarit

Kronikë

Vlorë/ Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari

1 Tetor, 13:19| Përditesimi: 1 Tetor, 13:48

  • Share

Vlorë - Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi përplasi me makinë një 55-vjeçare në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një ditë më parë.

Pas aksidentit i riu u largua nga vendi i ngjarjes, teksa gjithashtu fsheu edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë e plagosura aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.

Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?