Kronikë

Vlorë/ Përplasi për vdekje me makinë të riun, arrestohet shoferi 80-vjeç

20 Janar, 08:43| Përditesimi: 20 Janar, 11:52

  • Share

Vlorë- I moshuari që përplasi për vdekje me makinë një ditë më parë (19 janar) 22 vjeçarin në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës, është vendosur në pranga nga policia.

Sipas njoftimit të policisë 80 vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen.

"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin Fatjon Kasaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lajm ne perditesim...


 

Xh.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 81 vjecari: 20/01/2025 10:24

    Lejeni te jetoje edhe aq sa i kan mbetur xhaxhit. Motori do ket qen me shoejtsi i dim sa ecin

    Përgjigju
  • gazi: 20/01/2025 09:52

    Çfar mut shoferi qënka ky që 80 vjeç ecën me shpejtësi dhe thyen rregullat e qarkullimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?