Kultura

Vlorë/ Përurohet ‘Porta’ e BE në Lungomare, Vlahutin: E lumtur që jam sot këtu, një vit më parë s'ishte kështu

9 Korrik 2018, 12:11| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 15:15

  • Share

Kryebashkiaku Dritan Leli dhe ambasadorja Romana Vlahuitin kanë përuruar veprën e artistit Gentjan Tabaku në Lungomare, e cila është shpallur fituese në konkursin e BE, për shëtitoren bregdetare.

Jam e lumtur që jam sot këtu në këtë shëtitore, për të cilën u desh shumë punë, ndërsa një vit më parë, këtu nuk ishte kështu.

Ambasadorja Romana Vlahutin

Vepra e artit quhet “Porta”, të cilën amabsadorja Vlahutin e ka konsideruar si “Porta” për në BE. Kryebashkiaku i Vlorës vlerësoi angazhimin e ambasadores Vlahutin në realizimin e investimit në Lungomare. Ndërsa artisti Gentjan Tabaku, e ka quajtur vetën pjesë të Lungomares, duke u ndalur në dy simbolikat që vepra e tij përcjell: Portën drejt një realiteti tjetër dhe shpendët si simbol i lirisë dhe lëvizjes së lirë. 

Shëtitorja e Lungomares i ka dhënë një frymëmarrje të re qytetit të Vlorës, duke u shndërruar në një atraksion turistik, për pushues vendas e të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?