Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestrimin e një sipërfaqeje prej 13.750 m2 tokë e vlerësuar rreth 2 milionë e 750 mijë euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë.
Sekuestrimi është bërë pasi nga hetimet u provua se prona është regjistruar pranë Agjencisë së Kadastrës me dokumente të falsifikuara. Autorët e veprës penale, sipas prokurorisë, janë topografi Elton Marko ndaj të cilit është vendosur masa arrest me burg dhe dhe motra e tij Larisa Marko ndaj të cilës është vendosur masa e sigurisë 'arrest shtëpie'.
Prokuroria tha se në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve Elton Marko ka qënë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë. Pas regjistrimit të tokës në kadastër, 7050 m2 prej saj janë shitur tek të tretët.
"Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se këta shtetas plotësojnë elementët e veprës penale “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 190/2 dhe 287, paragrafi i 2 të K.Penal.
Për regjistrimin e pronës shtetasja L.M., inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859. Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve E.M. dhe L.M., janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.
Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK).
Nga hetimi u provua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qënë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.
Po kështu, nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumentave të falsifikuara.
Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve E.M. dhe L.M. Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2" informoi prokuroria.
Elton Marko, me detyrë topograf është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij ishte caktuar nga prokuroria masa ‘arrest me burg’. 43-vjeçari është arrestuar ”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi. ‘- njofton policia.
Te kalben ne Burg dhe tu mirret krejt pasunia shka kan
PërgjigjuTe arreston prokuroria! Per pervetesim prone. Edhe te sekiestron. Por jo bashkeshokun e shoqe Xhacka. Aty te lutem.
PërgjigjuNe burg gjithe fallsifikatoret dhe hajdutet e pronave.erdhi koha e drejresis
PërgjigjuPo ato 60 hektaret e pronave te prokurorit aurel zarka ne dhermi,llamane dhe jale kur do ti sekuestroni??
PërgjigjuI ka ne bashkpronsi me prokurorin kokrjepur Arjan Xhaferaj qe eshte sekses per krimin e organizur
paskemi qene komb i poshter,,,vetem te vjedhim pasurite publike,,kalbini ne burg...
PërgjigjuBooo
Ku e di ti, mor “profesor”, se ishte prone publike? Mund t’i kene rrembyer pronen dikujt tjeter. Sipas teje njerezit jetonin ne ajer para se te vinte komunizmi?