Kronikë

Vlorë/ Plaçkiste biznese e zyra në qytet, arrestohet hajduti serial! Tre vjedhje brenda një jave, kamerat e tradhtuan (VIDEO)

30 Maj, 15:18| Përditesimi: 30 Maj, 16:12

  • Share

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar si hajdut serial në qytet, teksa po vijon hetimet përzbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

Burime zyrtare bënë sot me dije (30 maj) se kanë faktuar deri tani 3 nga rastet në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, bazuar te kallëzimet për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit. Policia ndau edhe pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë kryerjes së vjedhjeve nga i dyshuari, që edhe pse mbante kapuç, nuk ka mundur dot ta fshehë plotësisht fytyrën dhe identitetin e tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve”, tha policia.

I riu akuzohet për vjedhjen e kryer më 29 maj, në lagjen “Osman Haxhiu”, ku ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 mijë lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh, më 23 maj në lagjen “Lirim”, ku ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e K. K., dhe më 24 maj, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 mijë lekë.

“Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas”, sqaroi policia për ngjarjen.   

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, për veprën penale “vjedhja”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?