Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Çobani vetëplagoset me çifte në stanet e Bolenës, dërgohet në spital!

4 Gusht, 23:13| Përditesimi: 4 Gusht, 23:23

  • Share

Vlorë- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë. 

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme (4 gusht), në fshatin Bolenë, në zonën e staneve.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte. Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje apo rrethana të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?