30-vjeçari nga Shkodra Fadil Likaj, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për plagosjen e të dashurës së tij 20-vjeçare me armë zjarri, pasi nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçari akuzohet për "vrasje e mbetur në tentativë ndaj dy ose më shumë personave" dhe "mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", ndërsa gjyqtari Enkel Peza pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes Klodian Llahja për ta lënë në burg 30-vjeçarin.
Vetë 30-vjeçari nuk ka pasur asnjë pretendim duke thënë në gjykatë vetë se është dakord me avokatin e tij.Ndërsa avokati jashtë kamerave u ka thënë gazetarëve se për momentin nuk kemi pretendime për masë lehtësuese, pra ka pranuar masën e sigurisë "arrest me burg" duke shtuar se "presim hetimet e prokurorisë".
"Jam i penduar. I kërkoj falje familjes së vajzës" tha 30-vjeçari në gjyq.
Si ndodhi ngjarja? 30-vjeçari nga Shkodra, Fasil Likaj i kishte kërkuar takim 20-vjeçares në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë, pasi nuk pranonte të ndahej dhe donte që të sqaroheshin. Për sqarimin i riu ka marrë me vetë edhe një pistoletë dhe dy granata dore, të cilat nuk k nguruar që t'i përdorte kur e pa se gjërat nuk po shkonin ashtu siç i mendonte.
Pas një sherri me 20-vjeçaren Kostandina Zanaj, e ka tërhequr atë zvarrë nga lokali dhe e ka nxjerrë jashtë ku e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, fatmirësisht e reja është jashtë rreziku për jetën. Fillimisht 30-vjeçari e ka hedh granatën tek këmbët e tij dhe të vajzës. Kur granata nuk ka plas ai e ka qëlluar me pistoletë. Djali është larguar fillimisht me vrap dhe më pas është neutralizuar ndërsa granata e dytë iu gjet nga policia në çantën që mbante me vete.
Në dëshminë e tij 30-vjeçari tha se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte të renë.
"Tentova ta trembja. Nuk doja që ta qëlloja", mësohet të ketë thënë ai përpara uniformave blu, e ndërsa nga sa mësohet ka shfaqur një gjendje të rënduar psikologike.
Fadil Likaj dhe gjykata Vlore