Kronikë

Vlorë/ Plagosi me thikë 2 persona, arrestohet 32-vjeçari! Report Tv siguron VIDEON e sherrit (EMRI)

3 Gusht, 11:59| Përditesimi: 3 Gusht, 19:06

  • Share

VLORË - Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në lagjen Pavarësia, Vlorë, ku gjatë një konflikti mes disa të rinjve, 2 prej tyre përfunduan në spital të plagosur me thikë.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, të siguruara edhe nga Report Tv, blutë arrestuan Indrit Halili, 32-vjeç, autorin e plagosjes me thikë të Kristi Konstadini dhe një 39-vjeçari, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?