Me një gjatësi rreth 12km, rërë kurative dhe det të pastër ndodhet rreth 20 km larg qytetit te Vlorës, i cili është i frekuentuar më së shumti nga banorë të zonës.
“E veçanta e këtij viti, më shumë ka pasur gjermanë, korriku ka filluar mbarë. -Këtu kam ardhur vit për vit, rëra është e pastër, deti është i pastër”, thotë një pushues shqiptar.
Për pushuesit e huaj që shtohen dita-ditës, plazhi i hidrvorit, të cilin e kanë zbuluar përmes google maps është gjithçka çfarë ata kërkojnë.
“Jam nga Republika Çeke. Është hera e pare ne këtë plazh. Jam i mrekulluar. Fantastike. Nuk e njihja me pare. Mendoj se do te qëndroj disa dite këtu. Pamja, tera, deti gjithçka është shumë mirë.
“Sapo kemi mberritur jemi nga gjermania. Jam me vajzat e mia. Dhe mendoj se eshte shume bukur. Jo me perpara nuk e njihja kete plazh.
Jam prej disa ditësh ne Shqipëri dhe tashme do te qëndrojmë këtu. Ndoshta dy natë. Pastaj do te udhëtojmë serish. Rera, pylli pranë, deti shume i pastër. Gjithçka perfekte.
Vajzë Jam nga gjermania. Kam dy dite këtu. Jemi vendosur këtu ne plazh dhe gjithçka perfekte. Ajër i pastër, det fantastik. È kemi gjetur duke lundruar ne Google dhe Ja Ku jemi.
Shume bukur ketu. Nuk e mendoja keshtu. Me ka surprizuar. Patjeter qe do te rikthehem. Eshte nje vend i mrekullueshëm.”, thanë ata.
Peizazhi është fantastik, plazh i virgjër, rërë e pastër dhe shumë pak njerëz përqark. Ky vend i ka shpëtuar betonizimit, pasi ky peizazh i parkut Vjosë-Nartë është shpallur zonë e mbrojtur. Megjithatë duket se investimet dhe promovimi, janë ende në mungesë…
Të gjitha I ka vëtëm të na rregullojnë ato rrugët, janë për ibret të zotit.
Nuk ka të paguar, vetëm do të ketë pastërtinë.