Pamje nga 'Plazhi i Vjetër', ku ka ndodhur ngjarja

Kronikë

Vlorë/ Po notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, 13-vjeçarja rrezikon mbytjen në det, dërgohet në spital! I riu shpallet në kërkim për rrahjen e të dashurës

7 Qershor, 11:26| Përditesimi: 7 Qershor, 11:29

  • Share

Vlorë- Një vajzë e mitur ka rrezikuar mbytjen në det teksa ishte duke noturar, kurse ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmanget tragjedia dhe të dërgohet në spitalin e Vlors, ku dhe po mjekohet.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”. Policia vendore dha detajet e para të dinamikës, duke shpjeguar se 13-vjeçarja dyshohet se duke notuar, ka rrezikuar të mbytet në det. “Aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë”, thanë burime zyrtare.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat, referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 25-vjeçar me inicialet Xh. D., banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?