Vlorë- Një vajzë e mitur ka rrezikuar mbytjen në det teksa ishte duke noturar, kurse ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmanget tragjedia dhe të dërgohet në spitalin e Vlors, ku dhe po mjekohet.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”. Policia vendore dha detajet e para të dinamikës, duke shpjeguar se 13-vjeçarja dyshohet se duke notuar, ka rrezikuar të mbytet në det. “Aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë”, thanë burime zyrtare.
Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat, referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 25-vjeçar me inicialet Xh. D., banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Komente
