Vlorë/ Po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me furgon, në pranga 27-vjeçari, iu gjet dhe kokainë (EMRI)

31 Maj 2022, 10:59| Përditesimi: 31 Maj 2022, 11:18

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin Koldian Murati, pasi kundrejt parave po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me një automjet të tip furgon.

Në dalje të Bypass-it policia i kishte  bërë shenjë për të ndaluar 27-vjeçarit i cili po drejtonte furgonin, por ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

Menjëherë policia u vu në ndjekje, ku disa metra më tutje gjeti furgonin e braktisur, ndërsa i riu ishte larguar. 

Gjatë kontrollit u gjetën 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët Klodian Murati po i transportonte kundrejt parave.

Pas disa orëve kërkim, u bë i mundur arrestimi i të riut, i cili u kap në zonën e Laprakës.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?