Kronikë

Vlorë/ Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike, gjoba deri në 4 mln lekë për shkelësit (VIDEO)

20 Qershor, 22:09| Përditesimi: 20 Qershor, 22:23

  • Share

Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në qytet, në kuadër të masave për parandalimin e ndotjes akustike.

Aksioni është ndërmarrë nga efektivë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe është përqendruar kryesisht në baret dhe diskot që ndodhen në zonat turistike dhe përgjatë Lungomares.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar nivelet e zhurmës, respektimi i orareve të lejuara për muzikë si dhe pajisja e subjekteve me aparatura matëse të zhurmës, siç e kërkon ligji. Policia njoftoi se qëllimi i këtij operacioni është ruajtja e rendit publik dhe mbrojtja e qetësisë së banorëve dhe pushuesve, sidomos në këtë sezon veror kur qyteti pret mijëra vizitorë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa subjektet që rezultojnë në shkelje të ligjit do të përballen me masa administrative apo penale, sipas rasteve. Policia u bën thirrje pronarëve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një ambient argëtues, por të sigurt dhe pa ndotje akustike.

Gjatë kontrolleve nuk u konstatua ndotje akustike mëgjithatë policia sensibilizoi pronarët për normën e lejuar që është 85-110 decibel. Nëse kalon këtë normë do të ketë gjoba që varjojnë nga 200 mijë lekë deri në 400 mijë lekë të rinj. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?