Kronikë

Giro d'Italia nesër në Vlorë, Policia publikon masat, ja cilat janë rrugët ku qytetarët nuk duhet që të parkojnë mjetet

10 Maj, 18:14| Përditesimi: 10 Maj, 18:30

  • Share

Në kuadër të fazës së tretë dhe përmbyllëse të garës “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 11 maj 2025, në qytetin e Vlorës, Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Policia bënë me dije se, të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve.

Parkimi është i ndaluar në këto akse rrugore:
-Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
-Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
-Fusha para Shkollës së Marinës
-Rruga “Reshat Osmani”
-Rruga “Veledin Kollozi”
-Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
-Rruga “Hajredin Haxhiraj”
-Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
-Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
-Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?