Harta e Vlorës për Giro d’Italia

Sociale

Vlorë/ Policia publikon masat për ‘Giro d’Italia 2025’, publikohet harta e rrugëve që bllokohen

9 Maj, 13:44| Përditesimi: 9 Maj, 13:56

  • Share

Në kuadër të zhvillimit të 'Giro d’Italia 2025', që do të kalojë në Vlorë ditën e dielë në 11 Maj, policia ka publikuar masat për kufizimin e parkimit dhe qarkullimit të automjeteve duke treguar rrugët që do të bllokohen.

Në disa akse kryesore të qytetit do të ndalohet parkimi që nga data 10 maj deri më 11 maj, ndërsa disa rrugë do të bllokohen nga ora 07:00 deri në 14:15.

Nga ana tjetër trafiku ndërurban drejt Himarës dhe Qeparos do të ndalohet për disa orë.

Policia njofton se automjetet që shkelin rregullat do të tërhiqen me karotrec dhe vendosen tek ish-fusha e aviacionit.

Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të 'Giro d’Italia 2025' .

Njoftimi i policisë: 

Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:

1.  Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).

  2.   Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.

Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.

Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.

3.  Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.

 Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.

4. Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

5. Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.

Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.

 6. Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.

Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

 7. Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

 8.Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”

 Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.

Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

9. Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.

Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.

10. Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Akses i garantuar për raste emergjente

* Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.

* Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:

            •          Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali

            •          Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali

            •          Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali

Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:

* Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës

 Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30

* Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës

 Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45

* Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)

Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30

* Qeparo – Himarë – Vlorë

Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00

 Kujdes!

Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.

Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.

Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.

Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.

 Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:

* Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë       112 & 069 411 0242

* Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802

Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?