Kronikë

Vlorë/ Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara! 576 gjoba gjatë tri ditëve

15 Korrik, 11:16| Përditesimi: 15 Korrik, 14:23

  • Share

Vlorë-Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara.

Kështu gjatë tre ditëve të fundit Rrugorja ka vendosur 576 gjoba. 

Operacioni është shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje 24/24.

Kujtojmë se Policia e rendit në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë nisur kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, ku të gjithë ata që i kanë zënë këti hapësira duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

Ora 14:21
Vlorë/ Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, 2 nën hetim

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin zaptuar hapësirat publike duke i kthyer në parkim privat.

49-vjeçari dhe 57 vjeçari do të hetohen në gjendje të lirë për “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore”dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim me strukturat vendore, kanë konstatuar se dy shtetas ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, në një hapësirë publike të administruar nga Bashkia Vlorë.

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se shtetasit E. S., 49 vjeç, dhe S. D., 57 vjeç, ushtronin aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë të pajisur me leje përkatëse nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e hapësirave publike, pa qenë të regjistruar në organet tatimore, si dhe pa poseduar NIPT.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore”dhe “Pushtimi i tokës”, në ngarkim të dy shtetasve E. S, dhe S. D.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luljeta: 15/07/2025 15:00

    vlora tmerr ...Bashkia jep parkime 24 oreshe.. jane kthyer si me qene private,, Ne cilin vend te bote ka pare ky Ermali qe u jepka toka publike 24 ore parkim nga bashkia

    Përgjigju
  • FSH/2025/07/0001: 15/07/2025 11:30

    Po ata qe "prenotojne" parkimet me bidona e karrige quhen? Shikoni andej nga Spitali, se e kane zen rrugen me vazo lulesh, dhe policia kalon ne cdo minute.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?