Sociale

Vlorë/ Probleme me suvatimet e pallateve 9-katëshe në lagjen ‘Pavarësia’, rrezikohen edhe banorët! Bashkia dërgon grup kontrolli (VIDEO)

5 Gusht, 21:53| Përditesimi: 5 Gusht, 22:04

  • Share

Vlorë- Suvatimet që bien nga fasadat e pallateve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, po rrezikojnë jetën e kalimtarëve.

Banorët kanë paraqitur ankesa pranë Bashkisë së Vlorës, ndërsa nga pamjet e dërguara nga vetë qytetarët duket se një grup i bashkisë ka shkuar në vendngjarje, për të parë nga afër situatën dhe për ta vlerësuar rrezikshmërinë.

Për të shmangur incidentet e mundshme, është vendosur një shirit paralajmërues përgjatë trotuarit pranë fasadës, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në atë zonë.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?