Ka nisur sot shembja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Banorët nuk kanë pranuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së.
Situata është paraqitur e tensionuar, ndërsa banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer siç duhet dhe kundërshtojnë prishjen. 12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera.
Arsyeja: hapja e rrugës që do të lidhë Transballkaniken me Portin e Jahteve. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga bashkia.
Një pjesë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë, ndërsa disa të tjerë nuk përfitojnë pasi nuk kanë certifikatë banese, duke mbetur në qiell të hapur.
“Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, nuk blejmë dot shtëpitë. Huk dimë ku të vemë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin dhe atëherë dalim nga shtëpia. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta dhe i prishin pa marrë lekët. Na kanë hedhur një pjesë të lekëve. 26 mln lekë kanë hedhur, kam kërkyuar çmimin e tregut”, u shpreh një banor.
Komente

"Duam vlerësim me çmimin e tregut". Ne cilin vend te botes behet kompesimi me vleren e tregut?
Përgjigju