Vlorë/ Pronari i vuri flakën mbetjeve, zjarri doli nga kontrolli! Rrezikohen disa banesa

7 Qershor 2022, 12:36| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 13:07

  • Share

Pronari i një shtëpie në Vlorë i ka vënë flakën disa mbetjeve zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, por zjarri ka dalë nga kontrolli. Dy automjete me 5 efektivë janë nisur për të shuar flakët pasi rrezikohen disa banesa. Në oborrin e banesës së pabanuar po digjen barishte dhe shkurre. 

Ashtu si në çdo sezon veror, janë rikthyer vatrat e zjarrit në vendin tonë dhe shpesh herë, vetë banorët i vënë vetë flakën. Ndërsa në zonat pyjore djegin barin për t'i bërë gati për kullota por dalin jashtë kontrolli dhe ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit si dhe era favorizon përhapjen e flakëve.

Kujtojmë se ishulli i Sazanit është prej 4 ditësh në betejë me flakët dhe ditën e sotme, në vendin tonë ka mbërritur avioni tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit pasi Shqipëria i bëri kërkesë Greqisë.

/Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?