Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë, qëllohet me armë zjarri një person, jashtë rrezikut për jetën

20 Tetor 2018, 04:00| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 04:20

  • Share

Një person ka qëlluar me armë zjarri një banor në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Vlorës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë:

Rreth orës 21:14, në lagjen "24 Maji", pranë një lokali dyshohet se një person ende i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, duke e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbrritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe po kontrollojnë me pika kontrolli në akset rrugore kryesore automjetet dhe personat e dyshuar .

Nga dëshmitë e marra në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?