Vlorë/ Qentë e rrugës kafshojnë turisten, po vraponte buzë lungomares (VIDEO)

12 Maj, 09:27| Përditesimi: 12 Maj, 09:29

  • Share

Një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës teksa  po vraponte mëngjesin e sotëm në zonën e Lungo Mares.

Turistja është kafshuar në këmbë. Pamjet që mbërrijnë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv duket momenti kur turisten e re e cila kishte dalë për vrap është rrethuar nga 4 qen rruge, që lehin, ndërsa ajo e frikësuar përpiqet të largohet sërish me vrap. Një banor i sugjeron në shqip që të mos vrapojë.

Turistja është kafshuar në këmbë dhe banorët e zonës I kanë dhënë ndihmën e parë duke e dezinfektuar plagën me raki. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.

Qentë e rrugës janë kthyer në një problem për qytetin bregdetar. Qentë e rrugës janë shtuar sikurse dhe sulmet në rrugët e qytetit të Vlorës që tashmë ka çelur sezonin veror.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lab: 14/05/2024 21:15

    Ate kanalin e famshem qe derdhet ne det pa vajtur te marina e kan hequr apo akoma vazhdon te derdhet ne det ai per te disinfektuar ujin e detit?

    Përgjigju
    • Raimondi: 15/05/2024 02:14

      Ajo idiote nuk e kupton qe qeni qe leh nuk te kafshon, dhe po ike te kafshon lol. Ndaj mos leviz kur te sulet qeni po bej sikur s’e ke memdjen dhe qeni hutohet e nuk te ngacmon

  • Dhoma e tregtis: 13/05/2024 09:55

    E para mos te ikin me vrap turistet se qeni te kujton hakdut dhe e dyta duhen me shume fonde per ata qe kujdesen per qent rrugac

    Përgjigju
  • akoli: 13/05/2024 08:35

    bashki qensh...qente kapen dhe eleminohen,nuk sheh qen ne gjernani beper rruge...

    Përgjigju
    • Qeni pa zot: 13/05/2024 09:42

      Qentë ska pse të eleminohen, bashkia fuhet të menaxhojë plehrat, dhe ata do të largohen sapo ta kuptojnë se ska më plehra ku të hanë. Qytetarët duhet të mos i ushqejnë qentë e rrugës, por nëse i duan qentë, le ti birësojnë.

  • Iris: 13/05/2024 01:17

    /BLERINA/,problemi nuk eshte vetem ne Vlore,por ne gjithe Shqiperine,eshte nje turp kombetar.Qente mund te jene te sterilizuar,ja te themi dhe te vaksinuar,por nuk kane brire qe te dallohen nga ata te pa sterilizuarit e te pavaksinuarit.Ata qe jane caktuar per kete pune duhet t'ju vene ne qafe nje kollare qensh me numrin e matrikules qe provon qe jane te regjistruar e te vaksinuar.Une kam parakeets dhe ata kane nga nje byrzylyk ne kembe qe verteton matrikulen e tyre dhe qe jane te vaksinuar.Pse mos te veprohet njelloj dhe me qente?! Eshte turp qe shteti lejon qen rrugesh, duke bere qe te dukemi si vend i botes se trete e te katert dhe pervec kesaj,edhe sikur qeni te jete i vaksinuar,kafshimi eshte kafshim.Kjo turistja ishte me fat qe nuk i cau ndonje arterie,se kishte per te vdekur ne vend brenda disa minutash.Qente nuk duhen lene te livadhisin keshtu,por deri sa te ndodhe ndonje tragjedi e rende,keto pamje dhe episode do te jene te zakonshme.

    Përgjigju
  • Blerina: 12/05/2024 14:44

    Jane disa gra aty ne Vlore qe marin para nga shteti gjasme sterilizojne qente dhe i lene rrugeve.Ato jane me te liga se qente rrugac.Nese i duan kafshet ti mbledhin dhe ti adoptojne mos ti lene rrugeve me ca pulla ne vesh qindra mijera euro.Ato mashtuese duhet te shporren dhe qente fatkeqesisht duhet te vriten pasi nuk ka strategji per ta .Ata jane rrezik per infeksion dhe terbim..Ato gra gjasme presidente te shoqatave mashtojne me sterilizimin fusin parat ne xhep dhe protestojne duke mashtuar se duan kafshet.Por pa menduar asgje me teper per strehimin dhe ushqimin e tyre duke i kene mjerisht rrugeve e duke shyher turistet.Te te zere halli te vesh ne spital naten ske shanc te vesh i gjalle se te shyhejne qente e rruges ne vlore.

    Përgjigju
  • Peci: 12/05/2024 13:35

    Mua me jane versulur qente e rruges ne Vlore te plazhi i vjeter dhe te rruga qe shkon per ne Zvernec . Por kulmi ka qene para nje muaji kur kjo ndodhi 20 m larg nga selia e Policise bashkiake te Vlores .Mesa duket per policine bashkiake te vlores ky eshte problemi i fundit qe duhet te merren.

    Përgjigju
  • Beni: 12/05/2024 12:58

    Vend turistik me qen rrugesh si ne zor se gjen

    Përgjigju
    • Kanan Shaka: 12/05/2024 21:27

      Prandaj vijn dhe turistat ne Vlore se qën si ne Vlore me tufa si gjen ne asnje vend.

  • Vlonjat: 12/05/2024 11:33

    Iken 50 mije euro demshperblim për italianen,me një avokat të mirë merr edhe më shumë.

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/05/2024 11:13

    Pasoja e Injoranca ne pushtet

    Përgjigju
  • Alb: 12/05/2024 11:08

    Turp turp. Ma shum ka qej se banore ne vlore.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 12/05/2024 10:34

    Mirë që kafshuan turisten mbase merret ndonjë masë, se kur kafshojnë ne se vret mendjen njeri

    Përgjigju
  • Kanina: 12/05/2024 10:34

    O Ermal po kshu dalin dhe qente rrugeve te kafshojne njerzit ne Abu Dahbi? Si nuk u vjen pak turp qe nuk bejne minimumin per vloren. Organizim rruge te shtruara dhe pasterti kaq e thjesht eshte po rri merret me aktivitete koncerte dhe lojra basketbolli komplet propagande. Qyteti turistik qe do presi miliona turist duhet te jete funksional nuk i intereson turisteve kush qeveri eshte ne pushtet, por ata turiste do i sjellin te ardhura dhe pune qindra familjeve vlonjate

    Përgjigju
    • @kanina: 12/05/2024 14:23

      Jam dakord shume. Detin e ka bere Zoti, rruget, shetitoret ja kane bere gati, hotelet i ka privati, bashkia me cfare merret?

  • Po mër po: 12/05/2024 09:40

    E ku ndryshojnë këta qentë nga qentë e pushtetarve me shkopinj bejsbolli?

    Përgjigju
  • I.M: 12/05/2024 09:37

    Zhvillimi i tepërt sjell edhe pasoja kur edhe qeni do të tregojë se territori ku po vraponte kjo turistja është tokë e xanun, vend privat jo publik.

    Përgjigju
    • Or tej: 12/05/2024 11:19

      Do kete qene qen malok or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?