Vlorë- 30-vjeçari, Arbër Shakaj, punëtor ndërtimi, është aksidentuar në vendin e punës në qytetin e Vlorës. Ai ka rënë aksidentalisht nga pallatin i cili është në ndërtim dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Burimeve për Report Tv, bëjnë me dije se mjekët kanë konstatuar se 30 vjeçari është në politraumë koma në respiracion mekanik, ndërsa është dërguar drejt Tiranës, për një mjekim më të specializuar.
'Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.