Vlorë/ Banesa e braktisur u përfshi nga flakët, humb jetën 70- vjeçari endacak

12 Qershor, 08:52| Përditesimi: 12 Qershor, 15:21

  • Share

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në një banesë në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një 70- vjeçar endacak.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, dhe dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën, e cila ishte e braktisur.

Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili ishte në banesë në momnetin që ajo u përfshi nga flakët.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?