Vlorë, Rama inspekton punimet që lidhin rrugën Transballkanike dhe portin! Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave

14 Nëntor 2020, 10:55| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 13:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës ku po inspekton punimet në rrugën që lidh Transballkanike me portin.

Banorët që iu shembën banesat kanë kundërshtuar këtë projekt teksa kërkojnë zgjidhje nga kryeministri.

Ata janë ndalur për të takuar Ramën teksa ai tha se kush ka ndërtuar pa leje, do të përfitojë bonus qiraje.

"Kjo punë këtu do bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente, do të marrë bonus qiraje dhe strehohet për 3 vjet me pagesë nga Bashkia. Më pas bashkia ka programin e strehimit social. Kujt i takon më pas do të marrë apartament në kuadër të strehimit social" - tha Rama.

Ndërkohë një prej banorëve shprehet se bonusi i qirasë nuk i mjafton por kërkon një banesë.

"Unë kam një shtëpi aty dhe doja një takim me Edi Ramën. Policia më tha se nuk ka ardhur në takim për banorët por për punët e tij. Unë dua një banesë nga Edi Rama të fus kokën. Deri më tani Bashkia ka thënë se do na japë bonus qiraje. Një shtëpi dua. Shtëpia ime do prishet. Me shpërblimin nuk mund të bëj asgjë" - u shpreh një banore.

Puna vijon në dy kantieret e reja tek Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes tek porti.

Rama shkruan në Facebook se këto dy punime do të transformojnë portin e qytetit në një port turistik me hotele, restorante e dyqane.

Ai thotë se këto dy investime masive do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar

Ora 15:32
E moshuara: Mos e çaj kokën çfarë thotë ai matufi! Rama: Lëre atë, ç'ke me atë, ai sdi as not

Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën që do të lidhë portin me rrugën Transballkanike, nuk kanë munguar dhe batutat me qytetarët, ku mes të tjerash një e moshuar i ka thënë kryeministrit Rama që të mos e 'çajë' shumë kokën se çfarë thotë Basha, të cilin ajo e quan matuf dhe kryeministri i thotë ta lërë atë se ai (Basha) nuk di as not.

Batutat e Ramës me të moshuarën
Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po çfarë ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë ç'ke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë

Ora 13:17
Rama vijon inspektimet në Vlorë: Në këtë qytet, nuk ka gojë njeri të flasë për investimet tona

Pas inspektimeve të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatjen e Transballkanikes, Rama inspektoi dhe punimet përgjatë Lumit të Vlorës.

Ky aks lidh Vlorën dhe Himarën, të cilën kryeministri e konsideroi si perlë. Ai u shpreh ndër të tjera se kjo rrugë do të nxisë agroturizmin.

I bindur, ai shprehet se në Bashkinë e Vlorës askush nuk ka gojë të flasë për investimet në këtë qytet. Rama thotë se është skandal nëse qytetarët dëgjojnë Bashën.

"Këto dy akse, aksi që lidh Tepelenën me detin, dhe Labërinë komplet duke bërë të mundur që të përshkohet rruga nga Vlora deri në bregdet, në Himarë, me një udhëtim panoramik përmes fushave e kodrave është spektakël. Kjo do të nxisë agroturizmin në gjithë këtë zonë.  Do të rrisë prodhimin. Kur kemi ardhur herën e parë këtu, jemi bllokuar e kemi bërë gati 2 orë. Nëse ka një komunitet që nuk ka gojë të vërë në diskutim që çfarë them unë e bëj, është ky komunitet këtu. Në gjithë Bashkinë Vlorë nuk ka gojë njeri që të më thotë mua të kundërtën. Është skandal që ato të besojnë Lulin" - tha Rama.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpëtimi: 15/11/2020 08:55

    Z Rama Largoje nga drejtimi Dritan Leli se ky i punon mëndja vetëm për tendera.Kërkon tender për parkim nëntokësor ne zonën e skelës kur lagjia më e vjetër e qytetit nuk ka rrugë për të kaluar.Konkretisht lagjia Kume një shi do çizme llastiku për të kaluar.Besoj se si pozicion Leli e di se ku ndodhet kjo lagje.

    Përgjigju
  • Cimi: 14/11/2020 20:40

    Z.Tutkun ,Afrimi eshte nje nga administratoret me te mire qe ka ky vend .Vlora eshte e nderuar qe ai eshte drejtues i Badhkise se qytetit.

    Përgjigju
  • Renato Bega: 14/11/2020 14:20

    Kjo eshte nje nderhyrje strategjike qe do i japi nje frymarje te re Vlores dhe gjithe jugut te Shqiperis

    Përgjigju
  • Agai: 14/11/2020 12:48

    Vetem ne Shqiperi ata qe ndertojn pa leje perfitojn qira per tre vjet. Ai miku qe nderton pa leje duhet te kishte ikur nga syte kembet qe te mos perfundonte ne burg. Po jo do na duhet ti paguajm dhe qiran per tre vjet se per 25 vjet na ka zene frymen me cibanin e tij. Hajde shtet "europian" hajde.

    Përgjigju
  • Tutu: 14/11/2020 12:20

    Rama ne Vlore me ne krah kryehajdutin e unazes se re Afrim Qendro... i paska gjetur strehe te mire...nga burgu ku e kish vendin e beri nkryetar bashkie....te gjithe plehra jane shtetaret dhe politikanet e Shqiperise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?