Sociale

Nisin rezervimet për sezonin veror në Vlorë, kryesojnë të huajt! Shqiptarët interes për Spanjën e Portugalinë

9 Mars, 13:18| Përditesimi: 9 Mars, 21:12

  • Share

VLORE-  Ky sezon turistik në Vlorë pritet të jetë një nga më të ngarkuarit, pasi interesimet dhe prenotimet kanë nisur më herët se vitet e kaluara. Operatorët turistikë konfirmojnë se Vlora mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit, jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë muajve të pranverës.

Sipas operatorit turistik Luixhino Isufaj , këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesave, jo vetëm nga pushuesit vendas dhe ata europianë, por edhe nga turistë nga vendet aziatike dhe arabe. Ndërsa Italia vijon të jetë një nga tregjet kryesore, këtë vit është vënë re edhe një interes më i madh nga vende të tjera.

Agjencitë turistike në Vlorë konfirmojnë këtë tendencë, duke theksuar se rezervimet kanë nisur që në muajin janar.

Sipas Mikel Zinxhirias, ndërsa Vlora mbetet një zgjedhje e preferuar për të huajt, shtetasit shqiptarë po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për destinacione europiane si Spanja dhe Portugalia.

Duke marrë parasysh këtë prirje, sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë mjaft i ngarkuar për Vlorën, duke sjellë një fluks të lartë vizitorësh e turistesh.

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: