Vlorë/ Rifillimi i reshjeve, banorët i frikësohen një pëmbytjeje të dytë! Në lagjen '10 korriku' bllokojnë portat me thasë me rërë

14 Nëntor, 09:41| Përditesimi: 14 Nëntor, 17:31

  • Share

VLORË - Pas përmbytjeve të 4 tetorit që lanë pasoja dhe frikë, banorët në Vlorë janë mobilizuar për të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër shiut. Përballë një infrastrukture nuk i reziston furisë së ujit, banorët kanë vendosur prita me thasë rëre, në dyert e shtëpive, bizneseve e garazheve.

'Kemi marrë masa se herën e parë vajti deri në brez uji. 6-7 mln lekë mall. Kemi marrë masa me thasë me rërë. Gjithë mobiliet nuk ngeli poshtë kati i parë asnjë gjë fare. Ku ka shtet. Shteti erdhi pas nja dy ditësh, kur vajtëm u ankuam në bashki, erdhën ata firmosën, shkruajtën letra. Do t’ju ndihmojmë ne thanë, as janë dukur më fare', thotë një prej banorëve.

'Pusetën e ke të bllokuar një aty. Një e ke matanë tek rrugica tjetër. dy janë të bllokuara vetëm nga kanalet që çuan ujin e ke parasysh', thotë një tjetër.

Në lagjet afër bregdetit dhe në zonat me kanalizime të dobëta, banorët që u dëmtuan më 4 tetor kanë vendosur të bëjnë çmos për të ruajtur pronat e tyre.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje më të qëndrueshme nga institucionet vendore e qendrore, investime në infrastrukturë dhe pastrimin e kanaleve, në mënyrë që pronat e tyre të mos rrezikohen gjatë stinës se reshjeve.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv tha se gjithë vendi është i përfshirë nga reshjet e shiut që zgjasin për dy ditë. Më të rrezikuara janë Gjirokastra dhe Vlora.

“Në zonat malore, veri, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800 presim që reshjet të jenë në formën e dëborës. Ne zonat e ulta reshje shiu, te enjten e te premten”.

Ndërsa në fundjavë parashikohet mot me diell e vranësira të pakta.

Më herët gjatë ditës së sotme bashkia njoftoi qytetarët se në orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë, duke bërë të ditur dhe zonat që janë më të rrezikuara nga reshjet e dendura. 

'Miremengjes!

Në orët në vijim,  qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu ????️ me intensitet të lartë.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

"Albano&Romina"

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në "Skelë" te dykalimshi

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut  me prezencë të ujit, na kontaktoni numrin 112 të emergjencave. 

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puseta pa kapak: 14/11/2024 19:20

    Lodhuni sa te doni. Uji do e gjej vet vrimen! Kjo eshte rruga e natyres per vetgjyqesi! Ndertime te sojit, “Toka eshte e imja, penalltine e gjuaj vet!”, keto konseguenca prodhon! Mesim per heren tjeter!

    Përgjigju
  • turi: 14/11/2024 12:36

    LIRONI KANALET DHE PUSETAT,,,KJO ESHTE ZGJIDHJA. ,,DHE MOS NDERTONI MBI KANALE O KOMB HAJVAN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?