Gomonia dhe gjoba e vendosur

Kronikë

Vlorë/ Rrezikoi jetën e pushuesve duke lundruar me gomone brenda perimetrit të sigurisë, gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi

14 Korrik, 11:40| Përditesimi: 14 Korrik, 11:42

  • Share

Vlorë - Drejtuesi i një gomoneje i cili lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazhin e Radhimës është gjobitur me 1 milonë lekë.

Denonicimi për të u bë përmes disa panjeve në rrjetet sociale.

Policia kufitare përveç gjobës i bllokuan gjithashtu edhe gomonen.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Radhimës, pas denoncimit në rrjetet sociale, me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin G. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?