Vlorë, rruga merr emrin e Dëshmorit të Atdheut Elham Elezaj! Oficeri i RENEA-s ra në krye të detyrës në moshën 29 vjeçare

1 Dhjetor 2023, 16:15| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 16:32

  • Share

Kjo rrugë, pranë stadiumit në Vlorë nga sot do të mbajë emrin e dëshmorit të atdheut, Elham Sulejman Elezaj.

Në ceremoni morën pjesë, përfaqësues të këshillit bashkiak të Vlorës, familjarë dhe ish-kolegët e Repartit RENEA.

I emocionuar, babai i Elham Elezaj tha se i biri dha jetën për Atdheun.

“Ne jemi familje që në të gjitha epokat kemi dhënë gjak për Atdheun. Kam 3 xhaxhallarë dëshmorë të luftës nacional-çlirimtare dhe djali im është dëshmori i 4 në familjen tonë. Kemi dhënë shumë për atdheun. E ndjej veten krenar që emri i djalit do mbetet këtu në Vlorë ta nderojnë vlonjatët bashkë me ne familjarët”, tha Suljeman Elezaj.

Emertimi i kësaj rruge, erdhi si propozim i këshilltarëve të djathtë dhe mori votat unanime në Këshillin Bashkiak të Vlorës.

“Ne sot jemi këtu bashkë me familjarët, ish-kolegët dhe qytetarë të Vlorë për të nderuar veprën e Elham Elezajt. Ju falenderoj të emër të këshilltarëve të djathtë që morët pjesë për të nderuar një emër të ndritur të Policisë së Shtetit”, Muzafer Elezi nenkryetar i këshillit bashkiak të Vlorë.

“Është një gjest i vogël por i vyer për komunitetin, për familjen. Qoftë i paharruar dhe e kujtohshim gjithmonë sa herë kalojmë në këtë rrugë, Dëshmorin Elham Sulejman Elezaj”, u shpreh Elpiniqi Mërkuri, kryetare e këshillit bashkiak të Vlorës.

Lindur dhe rritur në Vlorë, Elham Elezaj pati një karrierë të shkëlqyer në Policinë e Shtetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, mori detyrën Komandant Grupi në repartin RENEA. Ai dha jetën në krye të detyrës më  9 korrik të vitit 1998 gjatë një aksioni për lirimin e pengjeve në një familje në Tiranë. Elham Elezaj u vra në moshën 29-vjeçare dhe 5 vite me pasi iu akorduar statusi “Dëshmor i

Atdheut”, dhe familjes së tij iu dha simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut”.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?