Sociale

Vlorë/ Rruga Transballkanike burim aksidentesh, vendosen barriera për këmbësorët, investimi 24 milionë lekë

26 Shkurt, 16:57| Përditesimi: 26 Shkurt, 17:09

  • Share

Për përmirësimin e sigurise rrugore në Transballkaniken e Vlorës ka nisur prej dy ditësh vendosja e barrierave mbrojtëse përgjate gjithë këtij segmenti. Barrierat synojnë të parandalojë kalimet e rrezikshme të këmbësorëve dhe të sigurojë një lëvizje më të rregullt në qytet.

Ky është një investim i bashkisë që do te zgjase dy muaj ndersa vlera e ketij investimi shkon ne 24 milion lekë. Drejtuesi i punimeve Fejzi Demaj tha se projekti është shumë i rendesishem per rritjen e sigurise rrugore, pasi rruga transballkanike ka numrin më të larte të aksidenteve.

Vendosja e barrierave mbrojtese do te shtrihet pergjate gjithe segnentit të rruges transballkanike me perjashtim te rrethrrotullimeve.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abc: 26/02/2025 20:00

    Ky eshte koridor nderqytetes dhe nuk mund te bllokohet krejt ne sherbim te kamioneve strategjik. Se pari aty ku po i ngulni ato shtylla, lulishtja ka nevoje per sherbime e korrje bari, pune qe kohet e fundit gjelberimi e ka bere mire, druaj qe do te mundet me tej. Se dyti atje ku ka trafik te kryqezuar kambsoresh, mos vendosni bariere se do shqyhen nga nevojtaret, por vendosni tabela per shoferet. (Psh: jane 710 metra distance nga koka e rruges ne Skele deri te rrotonda e pare)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?