Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 34 shoferë gjatë muajit prill që sapo u mbyll, ndërsa ndëshkoi me masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit dhe parametrave të sigurisë rrugore, rreth 6000 të tjerë me gjoba.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit, 3 drejtues mjetesh ranë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
“Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, gjatë 24 orëve të fundit, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh: R. B., 17 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në rrugën “Onhezmi”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; K. K., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në rrugën “Panorama”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njoftoi policia sot (2 maj), për aksionin e fundit.
-janë proceduar në gjendje të lirë 15 drejtues mjetesh
-janë pezulluar 9 leje drejtimi
-janë vënë 5936 masa administrative
-319 për mosvendosje të rripit të sigurimit
-168 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
-471 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
-77 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
-910 për tejkalim të shpejtësisë
Gjithashtu Policia Rrugore e Vlorës iu bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë dhe çdo sjellje që cenon jetën në rrugë.
“Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët!”, përfundon njoftimi.
Komente
