Sekuestrimi i 3 kg tritol dhe 4 granatave në Vlorë, largohet poseduesi! Policia: Bllokuam lagjen, por braktisi lëndën plasëse dhe iku

15 Shkurt 2023, 08:39| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 09:43

  • Share

VLORË- Një sasi tritoli rreth 3 kilogram dhe disa granata u gjetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Report Tv mësoi se tritoli dhe granata ishin vendosur në një çantë dhe ishte lënë në një shtëpi të pa banuar në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë.

Policia ka sqaruar ditën e sotme se çanta e braktisur prej 30 kallëpësh me tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash i përkisnin një personi i cili nga frika e efektivëve e kishte lënë çantën me lëndë plasëse në një shtëpi të braktisur.

Policia sqaron se pasi morën informacion për lëndën plasëse, personi që i posedonte braktisi çantën dhe u largua.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

1676450094_ms.JPG

Vendi ku u gjet çanta me lëndë plasëse

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?