Katër pakot me euro të sekuestruara në Vlorë

Kronikë

Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit

23 Dhjetor 2024, 16:09| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 16:32

  • Share

Vlorë- Sekuestrohen 31805 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, procedohen penalisht 2 persona, drejtues të autobusit të agjencisë së udhëtimit, ku u gjetën 4 pako me euro. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, njoftuan sot (23 Dhjetor) se kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. 

“Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani”, tha policia vendore. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore. 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babagjyshi: 23/12/2024 21:44

    Kur ishim te vegjel na tregonin perrallen e gjelit qe pillte flori, po ne demokraci pjellin para toyotat, autobusat, furgonat, rrezik edhe biçikletat po t'i zberthejne. Realiteti ia kalon perralles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?