Flakët kanë përfshirë pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë mbrëmjen e sotme (20 tetor 2023)
Zjarri po përhapet i ndihmuar edhe nga era ndërsa zjarrfikëset kanë nisur punën për ti izoluar. Burimet të cituara nga Report Tv bëjnë me dije se zjarri është i vështirë të fiket pasi favorizohet nga era.
Nuk është hera e parë, që fusha e mbetjeve urbane që menaxhohet nga Bashkia e Vlorës, të përfshihet në flakë.
Edhe në shtator 2023 pati një rast të ngjashëm ndërsa në korrik flakët vijuan për disa ditë dhe u desht ndërhyrja dhe e helikopterit për të shuar flakët pasi përhapeshin edhe për shkak të temperaturave të larta. Flakët u shuan pas disa ditësh. Atëherë kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për Report Tv tha se zgjidhja afatgjatë ishte një landfill i mirëfilltë që qyteti i Vlorës nuk e ka pasur asnjëherë.