Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

9 Mars, 16:24| Përditesimi: 9 Mars, 16:37

  • Share

VLORË – Një sherr masiv i cili ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse është shënuar këtë të diel në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjatë sherrit, ka mbetur i plagosur me thikë një 20-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H., si dhe të dëmtuar nga goditja me sende të forta shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç.

Policia njofton është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Lajmi në përditësim…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?