Kronikë

Vlorë/ Sherr me thika te berberi, 40-vjeçari plagos dy punonjësit! Mbetet dhe vetë i lënduar (VIDEO)

6 Tetor 2022, 20:56| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 21:38

  • Share

VLORË- Një sherr me thika është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji” në një berberhane. Të plagosur kanë mbetur Mexhit Arapi, 40 vjeç, Ervis Sejko, 35 vjeç dhe Kevin Nuredini, 23 vjeç.

Autori i ngjarjes, Mexhit Arapi dyshohet se ka plagosur me thikë Ervis Sejkon dhe Kevin Nuredinin, dy punonjësit e berberhanes. Shkak i sherrit dyshohet se është bërë një konflikt i çastit.  Autori ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga Policia. Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, edhe dy punonjësit e berberhanes ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?