Kronikë

Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari

15 Dhjetor 2024, 11:29| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 11:51

  • Share

Vlorë-Një 24 vjeçar i quajtur Oleh Kulsha ka rënë në pranga e policisë së Vlorës, pasi së bashku me 4 persona të tjerë shfrytëzonin të rinj nga Ukraina për t’i rekrutuar si shpërndarës droge.

Policia bënë me dije se 4 personat e tjerë janë arrestuar pak ditë më parë.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar operacionin “TRANSNACIONAL”, ku si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur vënia në pranga e 24 vjeçarit Oleh Kulsha, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

‘Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?