Vlorë/ Shisnin veshje dhe çanta kontrabandë, në pranga 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja! Sekuestrohen mallra me vlerë 25 mijë euro

26 Tetor 2023, 09:48| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 09:52

  • Share

VLORË- Një tjetër rast i shitjes së mallrave kontrabandë është goditur nga policia. Kësaj radhe bëhet fjalë për qytetin e Vlorës, ku në pranga ka rënë një 34-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij.

34-vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij fusnin veshje dhe çanta kontrabandë në vendin tonë dhe më pas i shisnin në pikat e pakicës, ndërsa nuk deklaronin e ardhurat. Veshjet dhe çantat e sekuestruara kapnin vlerën e 25 mijë eurove.

Malli kontrabandë është gjetur gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e 29-vjeçares E.B.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Tranzit".       

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri Jozit: 26/10/2023 14:28

    Po keto mallrat nga hyne apo bien nga qielii andej nga Vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?