VLORE- Një 32 vjeçar, është vënë në pranga nga policia, pasi shiste kanabis në doza në qytetin e Vlorës.
Policia ka sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, ndërsa në pranga u vendos personi me inicialet E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
‘Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan dhjetra doza lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në lagje të ndryshme të Vlorës’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)