Arma dhe lënda narkotike e sekuestruar

Kronikë

Vlorë/ Shiste kokainë e kanabis në doza, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

27 Qershor, 10:25| Përditesimi: 27 Qershor, 10:27

  • Share

Vlorë- Një 58-vjeçar i cili shiste në doza kokainë e kanabis është arrestuar nga policia në Vlorë në lagjen “10 Korriku”.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Gjoni Caushit (Feta), lëndë narkotike dhe një armë sportive) pa leje.

Sipas njoftimit të policisë 58-vjeçari, rezulton me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?