Vlorë/ Shiste online veshje të kontrabanduara, procedohet penalisht 34-vjeçarja

13 Mars, 09:11| Përditesimi: 13 Mars, 09:21

  • Share

Një 34-vjeçare është proceduar penalisht në Vlorë, pasi shiste online veshje të ndryshme të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ekonomike në DVP e Vlorës organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Tranzit 3’, ku u godit rasti i tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit në ambientin ku shtetësja D.H., 34 vjeç, banuese në Vlorë, ku dyshohet se kjo ajo magazinonte veshje të cilat i shiste online, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë 7000 euro.

Sipas njoftimit të policisë 34-vjeçarja nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?