Sociale

VIDEOLAJM/ Shiu i verës boshatis Lungomaren e Vlorës nga pushuesit

25 Gusht, 08:41| Përditesimi: 25 Gusht, 09:21

  • Share

Një vesë e lehtë shiu në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomarja e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të nxehta të verës. 

Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot dukej thuajse e boshatisur.

Rënia e temperaturave, edhe pse jo e ndjeshme, solli një freski të pazakontë për këtë sezon. Qielli i mbuluar me re dhe pika e shiut i larguan vizitorët e hershëm, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të heshtur përgjatë gjithë Lungomares.

Ky ndryshim i menjëhershëm i atmosferës është një kujtesë e fortë se edhe gjatë stinës së verës, moti mbetet i paparashikueshëm.

Nga zhurma dhe gjallëria e zakonshme, Lungomarja këtë mëngjes kaloi në një qetësi që e bëri qytetin bregdetar të dukej si në një ditë vjeshte të parakohshme.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?