Foto nga gjykata e Vlorës

Kronikë

Vlorë/ Shkaktoi aksidentin me dy viktima, lihet në burg 28-vjeçarja italiane që goditi kamionçinën

5 Shtator, 10:33| Përditesimi: 5 Shtator, 10:44

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçaren italiane Angela Panzillo, e akuzuar për aksidentin e rëndë më 1 shtator në autostradën Vlorë–Fier. 

Vendimi u dha nga gjyqtari Fjoralb Behari, ndërsa ndaj saj rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në paragrafin e katërt të Kodit Penal, që parashikon dënime të rënda në rastet kur si pasojë e shkeljeve humbin jetën një ose më shumë persona.

Aksidenti ndodhi mesditën e së hënës

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së hënës në aksin Vlorë–Fier, ku automjeti i drejtuar nga 28-vjeçarja me origjinë nga Napoli humbi kontrollin dhe u përplas me një kamionçinë tip Benz, duke bërë që kjo e fundit të përplasej me barrierat mbrojtëse.

Për pasojë në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës, 63-vjeçari Alfred Hasani. Pasagjeri Artan Muho u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë një ditë më pas.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?