Vlorë- Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar.
Policia vendore e Vlorës bëri me dije sot (8 korrik) se pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku një person shfaqej duke shkulur e dëmtuar tre nga tabelat e sinjalistikës në aksin Bestovë-Bunavi, kanë nisur hetimet duke identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e shtetasit që shfaqet në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit. Në vijim të veprimeve për rastin, u ndalua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë”, tha policia.
Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, në aksin rrugor Bestrovë-Bunavi, teksa uniformat blu konstatuan edhe dëmtimin e tabelave sinjalistike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu policia i bën apel qytetarëve dhe medias që “të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit”.
Komente

Ky idjot qe shkatërron tabelat duhet ta ket fut dikush tjeter se ky eshte aq idjot sa i duket vetja trim mbi trimat me ket akt ..ose coheni njeher per vizit tek mjeku se ndofta shkruaj ne kot pastaj.
PërgjigjuFuteni në burg dhe shqepeni në dru plerën.
PërgjigjuSa jane shtuar te cmendurit?!
PërgjigjuDuhet te denohet me nje gjobe shume te madhe plus te bej disa kohe burg barboni
PërgjigjuDhe ne rrugen tjeter qe kalon nga Risilia i kane demtuar tabelat, per te njejtat interasa dhe asnje nuk i zevendeson. Zhavorr vazhdon te merret nga Shushice dhe pse eshte Park Kombetar si dege e Vjoses. Shtete brenda shetetit
Përgjigju