Kronikë

Vlorë/ Shkuli tabelat sinjalistike të rrugës Bestovë-Bunavi, Policia arreston 43-vjeçarin! U denoncua me video në rrjetet sociale (VIDEO)

8 Korrik, 11:16| Përditesimi: 8 Korrik, 11:35

  • Share

Vlorë- Shkuli tabelat e sinjalistikës rrugore në aksin e vjetër Fier-Vlorë, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar.

Policia vendore e Vlorës bëri me dije sot (8 korrik) se pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku një person shfaqej duke shkulur e dëmtuar tre nga tabelat e sinjalistikës në aksin Bestovë-Bunavi, kanë nisur hetimet duke identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e shtetasit që shfaqet në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit. Në vijim të veprimeve për rastin, u ndalua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë”, tha policia.

Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, në aksin rrugor Bestrovë-Bunavi, teksa uniformat blu konstatuan edhe dëmtimin e tabelave sinjalistike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu policia i bën apel qytetarëve dhe medias që “të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlona: 08/07/2025 13:34

    Ky idjot qe shkatërron tabelat duhet ta ket fut dikush tjeter se ky eshte aq idjot sa i duket vetja trim mbi trimat me ket akt ..ose coheni njeher per vizit tek mjeku se ndofta shkruaj ne kot pastaj.

    Përgjigju
  • xoni: 08/07/2025 12:37

    Futeni në burg dhe shqepeni në dru plerën.

    Përgjigju
  • Eri: 08/07/2025 12:07

    Sa jane shtuar te cmendurit?!

    Përgjigju
  • Turi: 08/07/2025 11:43

    Duhet te denohet me nje gjobe shume te madhe plus te bej disa kohe burg barboni

    Përgjigju
  • Risili: 08/07/2025 11:38

    Dhe ne rrugen tjeter qe kalon nga Risilia i kane demtuar tabelat, per te njejtat interasa dhe asnje nuk i zevendeson. Zhavorr vazhdon te merret nga Shushice dhe pse eshte Park Kombetar si dege e Vjoses. Shtete brenda shetetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?