Lënda narkotike e sekuestruar

Kronikë

Vlorë/ Shpërndante kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 17-vjeçari

10 Qershor, 13:21| Përditesimi: 10 Qershor, 13:23

  • Share

Vlorë- Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Bëhet me dije se adoleshenti merrej me shëprndarje të kokainës dhe kanabis në doza në këtë qytet.

Gjatë kontrolleve të kryera policia sekuestroi 57 doza lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Si rezultat, nga këto shërbime u bë e mundur kapja në flagrancë e një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u bë arrestimi i 17-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?