Foto ilustruese

Vlorë, shpërndante kokainë në lagje të qytetit, vihet në pranga 36-vjeçari

15 Mars, 13:13| Përditesimi: 15 Mars, 13:17

  • Share

VLORË - Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje.

Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’, që vijon në mbarë vendin shërbimet e policisë siguruan informacione nga inteligjenca policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lagjen ‘Muradie’ në qytetin bregdetar.

Si rezultat u organizua puna dhe u vu në pranga E.M., 36 vjeç banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në, doza gati për shitje, e cila u sekuestrua nga policia.

36-vjeçari i shiste dozat në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?