Kronikë

Vlorë, shpërthen bombola e gazit, plagoset 62-vjeçarja

21 Qershor 2024, 16:08| Përditesimi: 21 Qershor 2024, 16:14

  • Share

 

Një 62-vjeçare është plagosur në Vlorë nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen ‘Pavarësia’.

62-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar pas shpërthimit dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

‘Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. 

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.’- njofton policia.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?