Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të hënë në mbrëmje qytetin e Vlorës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë” pranë Kuzum Babasë, teksa ka qenë një bombolë gazi e cila pasi është nxjerr nga pronari i shtëpisë Mero Jonuzaj në oborrë, ka shpërthyer.
Për fat të mirë, si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale në banesë.
Në vendngjarje mbërritën forca të policisë dhe zjarrfikëset, të cilat do të sqarojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës.
Komento