Zjarrëfikësja pranë vendngjarjes

Vlorë/ Shtëpia përfshihet nga flakët, pronari digjet në dorë teksa tentoi të shuante zjarrin

1 Dhjetor 2020, 14:52| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 14:55

  • Share

VLORË - Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Vlorë.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një bombole gazi e cila ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Ujit të ftohtë".

Pronari i shtëpisë teksa ka tentuar të shuajë zjarrin, ka pësuar djegie në dorë.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu. Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nëse forcat zjarrfikëse nuk do të ndërhynin bombla do të shpërthente.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?